Pre. Nën 21st, 2025

Ulutash priti në takim komandantin e forcave tokësore turke, folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, të enjten prit në takim komandantin e forcave tokësore turke, Metin Tokel.

Gjatë takimit, siç bën të ditur KFOR-i, Ulutash informoi Tokelin për situatën e sigurisë në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve turq, duke nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Turqisë ndaj KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

Tokel, dje u prit edhe nga komandanti i FSK-së Bashkim Jashari.

Gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me theks të veçantë trajnimet dhe aktivitetet të cilat kanë pasur një rol të veçantë në zhvillimin dhe ngritjen e Forcës, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në funksion të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *