Mër. Jan 14th, 2026

Udhëtimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit, buxhetit të shtetit i kushtojnë mijëra euro

Ministria e Arsimit nën drejtimin e ministres në detyrë, Arbërie Nagavci, ka finalizuar një kontratë të re për shërbime transporti ajror, duke siguruar mbështetje për aktivitetet dhe udhëtimet zyrtare të dikasterit që ajo udhëheq.

Fitues i tenderit është operatori ekonomik “As Travel club” Sh.P.K, e cila do të ofrojë shërbimet e nevojshme për një periudhë prej 36-muajsh, transmeton IndeksOnline.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 117,003.00 euro.Përmes njoftimit, po ashtu bëhet me dije se për tenderin në fjalë kanë bërë oferta dy operatorë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *