Pre. Pri 3rd, 2026

Tre raste të kalimit ilegal të kufirit brenda një dite

Gjatë 2 prillit 2026 janë evidentuar tri raste të ndara të kalimit të paautorizuar të kufirit në pika të ndryshme të Kosovës, ku janë ndaluar gjithsej tre persona.

Dy rastet e para kanë ndodhur në Han të Elezit. Rreth orës 13:25, policia ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në Kosovë. Vetëm 15 minuta më vonë, rreth orës 13:40, është ndaluar edhe një shtetas i Turqisë, i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Ndërkohë, rasti i tretë është regjistruar në fshatin Bube të Zubin Potokut, rreth orës 20:45, ku një shtetas kosovar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë me veturë.

“Hani i Elezit/ 02.04.2026 – 13:25. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.

Hani i Elezit / 02.04.2026 – 13:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bube, Zubin Potok / 02.04.2026 – 20:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur edhe mallra të ndryshme pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit, vetura me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë

Postime të Ngjashme