Tre persona dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Serbisë në Vrellë të Istogut, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë kanosur zyrtarët policor menjëherë pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur sprej ndaj të dyshuarve, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
Në incident ka pësuar lëndime trupore edhe një zyrtar policor.
“Vrellë, Istog 20.11.2025-22:15. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Serbisë, pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë kanosur zyrtarët policor. Lidhur me rastin pas arrestimit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor pasi ndaj tyre është përdorur spreji. Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raporti i policisë.

