Sht. Sht 27th, 2025

Tre minuta pasi u sollën në Gjykatë, jepet urdhër që Naimi, Kushtrimi e Graniti të nxjerren prapë jashtë

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së saj ka arritur me duar të lidhura në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Po ashtu me duar të lidhura janë sjellur edhe dy të akuzuarit e tjerë për këtë vrasje Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Por vetëm pak minuta pasi që kishin arritur në sallë ku dhe pritej të fillojë gjykimi, ata janë nxjerrë jashtë, pasi që po mungonin avokatët e Naim Merselit.

Dhe për shkaqe sigurie gjykatësja ka kërkuar që të akuzuarit të nxirren jashtë sallës, deri në një vendim tjetër

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *