Hën. Mar 23rd, 2026

Tragjedia në Majac të Podujevës, Prokuroria konfirmon rastin

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se një djalë është i vdekur dhe dy gra janë të plagosura- njëra prej tyre 70-vjeçare.

E plagosura tjetër është tani e dyshuara, e cila dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi.

Mesohet se e dyshuara është Ardita Gashi rreth moshës 30-vjeçare, e cila pas ndërhyrjes së policisë është gjetur e plagosur në kokë.

Ardita Gashi dyshohet të ketë pasur kontakte me viktimën.

Rikujtojmë se

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Majac të Podujevë.

Burime bëjnë të ditur se një mashkull është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua dyshohet se ka mbetur e plagosur.

Sipas të njëjtave burime, e dyshuara pas aktit ka kërcënuar me vetëvrasje, ndërkohë që në vendin e ngjarjes pritet ndërhyrja e Njësisë Speciale (FIT).

IndeksOnline ka mësuar se e dyshuara është Ardita Gashi rreth moshës 30-vjeçare, e cila pas ndërhyrjes së policisë është gjetur e plagosur në kokë.

Gashi dyshohet të ketë pasur kontakte me viktimën.

….
E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte në fshatin Majac, janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.

Ato nga Emergjenca e Spitalit të Podujevës, tashmë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Emergjencës, Arben Beqiri.

“Janë në gjendje të rëndë shëndetësore që të dyjat, kështu më informojnë nga stafi për dy të plagosurat që tashmë janë në QKUK”, tha ai..

Detaje tjera rreth ngjarjes

Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara Ardita Gashi. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy personat ishin në lidhje dashurie që një kohë, por se pas disa krizave çifti po shkonte drejt ndarjes.

Me këtë arsyetim dyshohet se Ardita e ka thirrur për takim Ilazin nga Obiliqi. Me të arritur ai në shtëpinë e saj, Ardita Gashi dyshohet se ka shkrepur disa herë armën në drejtim të tij duke e lënë të vdekur 42 vjeçarin .

Gruaja e axhës së Arditës me të dëgjuar krismat ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e njëjta më pas ka shkrepur armën edhe ndaj familjares së saj.

Pas aktit kriminal, e dyshuara është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar me vrasje të personave të tjerë që kanë tentuar t’i afrohen asaj.

Pas një aksioni të Policisë, Gashi dyshohet se ka tentuar vetvrasjen.

Burime bëjnë të ditur se Ardita gjatë ditës ka patur vazhdimisht lëvizje të dyshimta me një çantë në krah, para aktit kriminal.

Ajo dhe gruaja e axhës së saj po trajtohen në QKUK dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *