Tirana po vuan mungesën e ujit të pijshëm edhe në këto , raporton Tv Klan.
Kjo situatë e rënduar ka çuar në shkarkimin nga detyra të drejtorit të Ujësjellës-Kanalizmeve Tiranë, Skerdi Drenova.
Sipas raportimeve, shkak për këtë vendim është bërë keqmenaxhimi në drejtimin e këtij institucioni dhe moszgjidhja e një problematike që zgjat prej disa muajsh, ku disa zona ka kufizime drastike prej 23 orësh.
Me vetëm 1 orë ujë në ditë, banorët janë shprehur të shqetësuar se situata duhet të kishte marrë zgjidhje. Por Kombinati vuan për ujë dhe qytetarët nuk përmbushin dot as nevojat më bazike të tyre

