Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ka ndodhur një përleshje mes disa nxënësve, ku një 19‑vjeçar është plagosur me mjet të mprehtë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.
“Po është raportuar, therrje me mjetë të mprehtë- thikë. Lëndime ka pësuar një 19 vjeçar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.”, ka thënë Bytyqi.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe sqarimin e situatës.
