Një incident i rëndë ka ndodhur të martën në Bardhosh të Prishtinës, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me thikë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku një i dyshuar mashkull kosovar, i mitur, ka sulmuar me thikë një viktimë mashkull kosovar.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, .
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

