Një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e një therjeje me thikë në orët e vona të së hënës.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Kemal Ataturk” në Mitrovicë.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurit. Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor./KlanKosova/

