Pre. Shk 20th, 2026

Themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të themelimit të UÇK-së dhe Epopesë së saj

Është themeluar Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së, e cila shënohet më 5, 6 dhe 7 mars.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar ka paraqitur përbërjen e këtij këshilli, në të cilin bëjnë pjesë: Ejup Maqedonci, Andin Hoti, Sami Lushtaku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha.

Po ashtu, nga një anëtar do të delegojnë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryeministria dhe presidenca.

Këshilli u votua në mbledhjen e qeverisë dhe pritet të nisë menjëherë punën, pasi muaji mars po afron.

Sipas njoftimit, ky trup do të merret me organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të themelimit të UÇK-së dhe Epopesë së saj.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *