Die. Tet 19th, 2025

Tentim vjedhje në shtëpinë e shëndetit në Zveçan

Një tentim vjedhje është raportuar në objektin e shtëpisë së shëndetit në Zveçan.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person i panjohur ka depërtuar brenda ndërtesës përmes dritares së bodrumit dhe ka përgatitur disa sende për t’i marrë me vete, por nuk ka arritur t’i vjedhë.

Rasti është raportuar nga një punëtor i shtëpisë së shëndetit më 8 tetor 2025, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë, rreth orës 16:45, transmeton Klankosova.tv.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, i cili është cilësuar si “Vjedhje në tentative”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *