Pre. Mar 13th, 2026

Tentativë vrasjeje në Fushë- Kosovë, sekuestrohen armë e fishekë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se është arrestuar një person.

Sipas policisë ai pas një mosmarrëveshjeje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas trajtimit mjeksor është liruar, kurse viktima mbetet për trajtim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dergohet në mbajtje.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *