Hën. Mar 9th, 2026

Të tjerët u vranë, ai ishte i vetmi që u mbijetoi të gjitha atentateve: Irani ekzekuton shefin e njësive elitare!?

Ai u mbijetoi disa sulmeve në të cilat të gjithë të tjerët u vranë. Ishte i vetmi që nuk u paraqit në takimin gjatë të cilit u vra ajatollahu. Gjithashtu, ishte i vetmi që nuk gjendej në “listën e shënjestrave” të Izraelit.

Esmail Qaani ka një aftësi të pazakontë – ai gjithmonë del pa therë në këmbë nga takimet ku të gjithë të tjerët vdesin.

Tani që Irani është në luftë me SHBA-në dhe Izraelin, kanë filluar përsëri spekulimet rreth fatit të komandantit të Forcës Quds dhe nëse Garda Revolucionare (IRGC) e ka arrestuar atë apo ndoshta e ka ekzekutuar për spiunazh për Izraelin, shkruan The National News.

Një profil në platformën sociale X postoi pretendimin e mëposhtëm: “Esmail Qaani, udhëheqësi i Forcës Quds të Iranit, është ekzekutuar nga IRGC-ja. Ai i mbijetoi të gjitha përpjekjeve të mëparshme për atentate dhe madje ishte me Khamenein gjatë bombardimeve amerikano-izraelite, por iku. Ai ishte ndaluar më parë nga IRGC me dyshimin se ishte agjent i Mossadit”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *