Die. Tet 19th, 2025

Të gjithë sytë në Gotenburg, Kosova synon suksesin e radhës ndaj Suedisë

Sonte e gjithë Kosova ka sytë në Gotenburg.

“Dardanët”, luajnë ndeshjen e rëndësishme ndaj Suedisë, në një ndeshje që premton të jetë interesante.

Mirëpo Kosova pritet të përballet me mungesë të madhe si ajo e Elvis Rexhbeçaj, i cili mungoi edhe ndaj Sllovenisë si shkak i një lëndimi.

Por pritet të rikthehet Lindon Emërllahu, i cili përfundoi suspendimin e tij.

Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar ishte Kosova ajo që arriti fitoren ndaj Suedisë, me rezultat 2-0 në Prishtinë.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin, “Ullevi” të Gotenburgut, në orën 20:45.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *