Mar. Nën 4th, 2025

Takohen Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Dita e martë ka nisur me një takim mes dy liderëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Këtë takim Kurti e kishte paralajmëruar ditë më parë se deri të mërkurën do të jetë në presidencë për të qartësuar pozicionin e Vetëvendosjes.

Nesër skadon afati kushtetues për mandatarin dhe takimi i sotëm duket se ka qartësuar pozicionin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe vendimin e radhës të presidentes Osmani.

Mbetet të shihet nëse Osmani do t’i japë edhe një shans Kurtit apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *