Sht. Dhj 13th, 2025

Tahiri, pas protestës në Shkup: Dielli do të lindë përsëri

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka përshëndetur protestën e sotme të mbajtur në Shkup, ku u kërkua lirimi nga Haga i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke shpërndarë fotografi nga protesta, Tahiri u shpreh se “dielli do të lindë përsëri”, shkruan IndeksOnline.

“Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë.

Do të lindë për ata që qëndruan drejt, bashkë, pa u lëkundur. Për burrat që ia kushtuan një jetë Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët!” shkroi Tahiri.

Kujtojmë se protesta e sotme ishte në vazhdën e protestave në Prishtinë, Tiranë e diasporë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *