Sht. Shk 28th, 2026

Tahir Batatina pas akuzave se Prokuroria ka nisur hetimet: Stop shantazheve ndaj KF Llapi, dikush duhet të mbajë përgjegjësi!

Të premten është raportuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policia e Kosovës ka pranuar informata lidhur me dyshimet për kurdisje të ndeshjes Llapi – Drita.

Media ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se nuk kanë marrë asnjë informacion nga Policia apo Prokuroria rreth kësaj çeshtje.

“Ne nuk kemi marrë asgjë dhe, si gjithmonë, për çdo gjë që kërkohet jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.”, ka deklaruar ai.

Dyshimet për kurdisjen e ndeshjes, vijnë pas reagimeve të shumta në opinionin publik në studiot televizive dhe rrjetet sociale, derisa Batatina thotë se dikush po përpiqet të prish imazhin e klubit me shantazhe dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi dhe të marr dënimin e merituar për përhapjen e dezinformatave.

”Por edhe për këtë çështje duhet të mbajë përgjegjësi dikush për prishjen e imazhit të klubeve tona çdo vit, ku pa asnjë fakt shantazhohen klubet tona nga individë nëpër studio televizive, për të marr një meditje. Kësaj duhet t’i thuhet stop njëherë e përgjithmonë, duke marrë dënimin e merituar ata që përhapin dezinformata të pabazuara.”, ka deklaruar Tahir Batatina .

Kujtojmë se ndeshja Llapi – Drita e cila u zhvillua fundjavën e kaluar, përfundoi me fitoren 2-0 të skuadrës nga Gjilani/io

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *