Hën. Mar 2nd, 2026

Sveçla takohet me Rudolph: Përkushtim në avancimin e projekteve konkrete

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar të hënën ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Rainer Rudolph ku diskutuan mbi rëndësinë e thellimit të mëtejme të bashkëpunimit.

“Gjermania ka mbështetur në çdo kohë vendin tonë dhe institucionet tona dhe ky partneritet do të vazhdojë edhe më tej, në funksion të rendit e ligjit dhe sigurisë së vendit tonë e qytetarëve tanë”, tha Sveçla në një postim në Facebook.

Ai thotë se në takim kanë rikonfirmuar përkushtimin për avancimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Ministri në këtë postim shprehet i bindur për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe që ky bashkëpunim do të jap rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe stabilitet afatgjatë në vend.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *