Enj. Shk 5th, 2026

Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më parë në QKUK

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, ky ka qenë vendimi i Komisionit disiplinor të QKUK-së.

Megjithatë, të dy mund të parashtrojnë ankesa, pasi momentalisht është faza për t’i shtruar ato para komisionit kompetent.

Kujtojmë se B.K., dhe XH.A ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshje që kishin pasur javë më parë në vendin e punës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *