Pre. Tet 16th, 2026

​Supremja ktheu në rigjykim rastin e Ndërmarrjes Publike Banesore

Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë kontestin ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.

Gjykata miratoi si të bazuara revizionet e paraqitura nga kompanitë “Made Group Construction” SH.P.K., ”Arkos” SH.P.K. dhe “Madekos” SH.P.K., e paditura Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. (NPB), si dhe pala ndërhyrëse Komuna e Prishtinës, në çështjen juridike-kontestimore lidhur me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, përfshirë dëmin e zakonshëm dhe fitimin e humbur.

Në gusht, Ndërmarrja Publike Banesore pati njoftuar se llogaritë e saj bankare janë bllokuar për shkak të një procedure përmbarimore që lidhej me kontestin gjyqësor.

Gjykata Komerciale e pati obliguar ndërmarrjen t’ua paguajë 32.5 milionë euro në emër të fitimit të humbur tri kompanive – “Made Kos”, “Made Group” dhe “Arkos”, me të cilat, më 2021 pati lidhur kontratë për bashkinvestim, i cili nuk është kryer.

Postime të Ngjashme