Mër. Mar 25th, 2026

Sulmuesi slloven paralajmëron Sllovakinë: Keni kujdes nga Kosova, janë shumë të fortë

Sulmuesi i Sllovenisë, Andraz Sporar ka paralajmëruar Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.

32-vjeçari i cili luan te skuadra sllovake, Sloven Bratislava, është përballur kundër Kosovës në kualifikueset e fundit, ku ”Dardanët” në ndeshjen e parë barazuan në stadiumin ”Fadil Vokrri” derisa fituan 2-0 në Ljubljanë.

Ai tha se Sllovakia duhet të ketë kujdes, pasi Kosova kanë lojtarë cilësor, sidomos në fazën sulmuese, duke theksuar edhe mbështetjen e madhe të tifozëve edhe pse luajnë si mysafir.

“E mbaj mend shumë mirë ndeshjen në Lubjanë sepse ishte e rëndësishme për të dyja ekipet. Në fund, ata shkuan në ‘play-off’ dhe ne jo. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre sepse ata kanë shumë emocione dhe gjithashtu kanë cilësi të shkëlqyer në sulm.

Përveç kësaj, ata patën mbështetje të madhe nga tifozët e tyre në Lubjanë, gjë që më habiti.

Më dukej sikur tre të katërtat e stadiumit ishin të përbërë nga tifozë të Kosovës. Ishte e vështirë të luaja kundër tyre sepse janë gjithashtu shumë kompaktë, kanë lojtarë në sulm që luajnë për klube cilësore evropiane dhe në përgjithësi janë padyshim një ekip i mirë, por sigurisht që nuk do të thoja se është e pamundur të fitosh kundër tyre.

E pranoj që nuk kam një pasqyrë shumë të mirë të historisë së futbollit të Kosovës, por ata kanë shumë lojtarë cilësorë, edhe pse janë një vend shumë i vogël. Megjithatë, ata dinë të jenë shumë krenarë dhe të luajnë me emocione të mëdha”, deklaroi Andraz Sporar.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *