Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bombarduar radarë iranianë dhe pika të kontrollit të dronëve në Iran, pasi Teherani rrëzoi një dron amerikan MQ-1 Predator gjatë fundjavës, njoftoi ushtria amerikane të hënën.
Irani ka pranuar se ka kryer një sulm hakmarrës, ndërsa Kuvajti tha se ka interceptuar dronë dhe raketa që po vinin drejt territorit të tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Këto sulme të ndërsjella pasqyrojnë brishtësinë e një armëpushimi disa-javor në konfliktin Iran–SHBA, i cili ka parë përshkallëzim të vazhdueshëm të tensioneve, pavarësisht përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e tij. Sipas AP, Irani ndërkohë ka mbajtur kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, duke ndikuar në furnizimet globale me energji, pasi rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës dhe gazit kalon përmes asaj rruge strategjike, përcjell KosovaPress.
Ndërkohë, luftimet po vazhdojnë të përshkallëzohen edhe në Lindjen e Mesme, me Izraelin që po zgjeron praninë e tij në Liban përtej lumit Litani, ndërsa grupi militant Hezbollah vazhdon të lëshojë dronë drejt Izraelit.

