Hën. Pri 6th, 2026

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe.

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdiu, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë qytetare ndaj një proteste paqësore që do të mbahet të hënën në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 12:30 nga Ura e Gurit. Studentët kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë që, siç theksohet, është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj, por që ende nuk po zbatohet në praktikë.

Sejdiu ka deklaruar se mungesa e zbatimit të kësaj të drejte prej vitesh po krijon pengesa serioze për studentët shqiptarë, duke ndikuar drejtpërdrejt në avancimin e tyre akademik dhe profesional.

Postime të Ngjashme