Mër. Shk 25th, 2026

Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit i pajustifikuar, ftesa për gjitha vendet e rajonit

Një panik të pajustifikuar të Beogradit e ka konsideruar ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

‘’I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër.

Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë.

Dhe nga ana tjetër edhe elementë stërvitorë të forcave tona. Nuk kemi pasur komunikim me Beogradin përvec faktit që ftesa është për të gjithë vendet e rajonit, fatkeqësisht ata kanë zbatuar një politikë të karriges boshe”, tha Vengu.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *