Enj. Mar 19th, 2026

Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta cenojnë integritetin territorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për stërvitjet ushtarake serbe që po zhvillohen pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të Komunës së Gjilanit dhe fshatrave shqiptare si Breznica dhe Muhoci.

Kurti në një prononcim për media është shprehur se ky është një provokim i Serbisë e cila po dëshiron ta cenojë integritetin territorial të Kosovës.

“Është provokim i Serbisë që synon të cenojë sovranitetin. Bëhet fjalë për njësi që kanë trajnuar kryekriminelin Radojçiq. Kjo tregon edhe pafuqinë e tyre. Në Kosovë nuk ka struktura ilegale që cenojnë sovranitetin. Nga kjo pafuqi, ata tentojnë të bëjnë diçka brenda Kosovës. Ky është një provokim i qartë.

I kemi informuar faktorët ndërkombëtarë dhe çështja do të adresohet edhe në mbledhjen e qeverisë. Forcat tona janë të përgatitura dhe kufiri ynë është i mbrojtur. Nga njëra anë demonstrojnë destruktivitet, por kjo është shprehje e frikës, pasi Kosova është më e fortë se kurrë. Nuk mund të na ndalin, pavarësisht se çfarë bëjnë”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se të mërkurën IndeksOnline ka publikuar pamje ku vërehen disa parashutistë teksa po kryenin stërvitje pranë me kufirin e Kosovës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *