Ka përfunduar ndeshja në Arlington të Teksasit.
Është Anglia, ajo që e nisi në mënyrë perfekte Botërorin, me fitore bindëse 4-2 ndaj Kroacisë.
Kjo ndeshje padyshim mund të cilësohet si një nga më të mirat deri më tani, pasi që prodhoi dramë, emocione dhe spektakël.
Golat u realizuan nga Kane(2 gola), Bellingham dhe Rashford për Anglinë, ndërsa për Kroacinë ishin Baturina dhe Musa.
Ndeshjen e radhës, “Tre Luanët” do të përballen me Ganën, ndërsa Kroacia kundër Panamasë

