Mër. Tet 7th, 2026

Spiropali: Shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë për sfidat në vazhdim, ne të mbështesim drejtësinë e krerëve të UÇK-së

Deputetja Elisa Spiropali ka uruar Kosovën dhe Justina Shiroka-Pulën, për zgjedhjen e saj si presidente.

Në një postim, Spiropali tha se Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë për përballimin e sfidave në vazhdim.

“Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik”, shkroi Spiropali.

Ky është postimi i plotë i saj:

Urime Kosovë

Kosova kishte nevojë për institucione që marrin përgjegjësi, ofrojnë drejtim dhe u shërbejnë me përkushtim qytetarëve.

Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.

E uroj me zemër znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente e Republikës së Kosovës. Jam e bindur se urtësia, dija dhe dashuria e saj për Kosovën do udhëheqin për t’i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.

Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik.

Urime, presidente! Uroj që kjo zgjedhje të shënojë fillimin e një periudhe të re bashkëpunimi, përgjegjësie dhe besimi për Kosovën.

Postime të Ngjashme