Mër. Mar 18th, 2026

“S’përbëjnë kërcënim për sigurinë”, deklarohet KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën

Gjatë ditës së sotme, shumë qytetarë të disa fshatrave të Gjilanit, shprehën shqetësim se në afërsi të kufirit me Kosovën, ushtarë serbë po kryenin stërvitje.

Lidhur me këtë shqetësim nga misioni i NATO-s në Kosovë u konfirmua se ishin në dijeni se Forcat e Armatosura Serbe do të kryenin një aktivitet të planifikuar trajnimi që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc.

Në përgjigjen për redaksinë, KFOR-i shtoi se ky ishte një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon.

“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *