Sht. Shk 7th, 2026

Specialja konfirmon ulëset për seancat e fundit në rastin Thaçi e të tjerët: Nuk pati vend për të gjithë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë dërguar të gjitha konfirmimet për personat që do të ndjekin nga afër seancat e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit, seancat janë caktuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt në objektin e DHSK-së. Autoritetet kanë bërë të ditur se janë përpjekur t’u përgjigjen sa më shumë kërkesave për pjesëmarrje në galerinë për publikun, por për shkak të interesimit të lartë, numri i vendeve ka qenë i kufizuar.

Si pasojë, jo të gjithë personat që kanë aplikuar kanë mundur të sigurojnë vend në sallë. Nga DHSK bëhet e ditur se ata që nuk kanë pranuar email konfirmues, fatkeqësisht nuk kanë mundur të përfshihen për shkak të mungesës së vendeve.

Megjithatë, publiku i gjerë do të ketë mundësi t’i ndjekë seancat përmes transmetimit online në faqen zyrtare të DHSK-së, në shqip, anglisht dhe serbisht, me një vonesë prej 45 minutash

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *