Hën. Tet 19th, 2026

Spanjollët vlerësojnë Porto Palermon si destinacionin më magjepsës shqiptar

Planifikoni një udhëtim në Shqipëri dhe zbuloni një nga destinacionet më spektakolare në Evropë, falë trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrës magjepsëse, nga kështjellat e rrënuara deri te plazhet idilike me ujëra të kristalta ngjyrë bruz, shkruan Belén Afonso në një artikull të botuar në revistën spanjolle të udhëtimeve “Viajar”.

Shumica e turistëve, kur planifikojnë të udhëtojnë në Shqipëri, kanë në mendje të njëjtat vende turistike – plazhet idilike të Ksamilit, Tiranën, Beratin, Gjirokastrën dhe ndoshta Alpet Shqiptare!

Por, në destinacionin e bukur evropian, ekziston një cep bregdetar, i cili është gjithashtu një nga atraksionet më mahnitëse në vend.

Nëse jeni duke udhëtuar përgjatë Rivierës Shqiptare, gjatë rrugës për në Sarande, një kështjellë – e vendosur në një ishull – do të tërheqë vëmendjen tuaj, Kalaja e Ali Pashës.

Pamja, me ndërtesën e rrethuar nga ujërat e kristalta ngjyre bruz, të kujton ishullin “Mont Saint-Michel” në Francë. Ky është fshati bregdetar i Porto Palermos!

Historia e Kalasë së Porto Palermos

E vendosur në rajonin e Vlorës, kjo kala nuk është mesjetare, megjithëse fasada e saj prej guri mund të dëshmojë të kundërtën. Është një ndërtesë e ndërtuar në fillim të shekullit XIX me kërkesë të guvernatorit osman të zonës.

Besohet se kalaja, me planin e saj trekëndor të dyshemesë dhe kullat rrethore, qëndron në vendin e një ndërtese të vjetër veneciane.

Plani i ndërtimit u hartua nga një inxhinier ushtarak francez i cili, pasi përfundoi projektin, u ekzekutua për ta penguar atë të zbulonte dobësitë e fortesës.

Shumica e vizitorëve në Kalanë e Porto Palermos tërhiqen nga pamjet panoramike të detit nga çatia, por ajo që e bën atë vërtet të veçantë këtë vend turistik – është liria me të cilën mund të eksplorohet ndërtesa, një karakteristikë e Shqipërisë dhe kaq e pazakontë në Spanjë.

Vizitorët duhet të paguajnë një tarifë hyrjeje simbolike dhe të enden lirisht nëpër kështjellë, duke eksploruar çdo cep të saj, nga burgjet e nëndheshme deri te dhomat gjysmë të rrënuara.

Është një mundësi unike për t’u njohur me historinë e popullit shqiptar dhe ngjarjet e ndërtesës në kulmin e saj.

Brenda dhomave, tabelat tregojnë vendndodhjen tuaj, dhe madje ka edhe panele informacioni për t’ju ndihmuar të mësoni më shumë rreth zonës.

Vizitorët mund të njihen me kuzhinën e vjetër, dhomën ku flinin ushtarët që mbronin pallatin dhe burgun e zymtë ku mbahej bashkëshortja e Ali Pashës.

Plazhi i Porto Palermos

I gjithë bregdeti shqiptar krenohet me ujërat e kristalta ngjyrë bruz – të ngjashme me gjirin e izoluar në Majorkë.

Rripi me rërë në Porto Palermo që të çon në kodër dhe laget nga ujërat e kristalta, është destinacioni perfekt për të shijuar jetën detare!

Postime të Ngjashme

Diamanti rozë mbretëror që u vodh dhe u gjet brenda një molle, ekspozohet pas 100 vjetëshNjë diamant i rrallë rozë, i njohur si “Grand Condé”, do të ekspozohet në Francë për herë të parë që nga viti 1926, kur u vodh gjatë një grabitjeje në kështjellën historike Château de Chantilly. Guri i çmuar, me peshë nëntë karatësh dhe me formë dardhe, konsiderohet një prej xhevahireve të rralla mbretërore që i mbijetuan Revolucionit Francez. Ai do të qëndrojë i ekspozuar në Muzeun Condé, në Château de Chantilly, deri më 3 janar. Historia e diamantit është po aq e pazakontë sa edhe vlera e tij. Në tetor të vitit 1926, hajdutët hynë gjatë natës në kështjellë dhe e vodhën gurin e çmuar, të cilin më pas e fshehën brenda një molle të zgavruar. Diamanti u zbulua disa javë më vonë, në rrethana të pazakonta. Një shërbëtore e uritur, në hotelin ku po qëndronin hajdutët, kafshoi mollën dhe hasi në gurin e çmuar, duke zbuluar kështu vendin ku ishte fshehur. Drejtori i muzeut, Mathieu Deldicque, deklaroi se, megjithëse historia mund të duket e pabesueshme, ajo ishte raportuar gjerësisht në gazetat e kohës. Ekspozimi i diamantit vjen në një kohë kur institucionet kulturore evropiane janë përballur me grabitje të bujshme, përfshirë vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit në Paris. I pyetur nga CNN për rreziqet e mundshme të ekspozimit të një objekti kaq të rrallë, Deldicque nuk bëri të ditur shumën për të cilën është siguruar diamanti, por theksoi se janë kryer studime të gjera shkencore për të përcaktuar karakteristikat e tij dhe për ta identifikuar në mënyrë unike. Përveç diamantit, ekspozita përfshin rezultate të analizave shkencore dhe materiale arkivore të papublikuara më parë, të cilat hedhin dritë mbi historinë e tij dhe grabitjen që ndodhi gati një shekull më parë.