Enj. Nën 13th, 2025

Sot zhvillohet mbledhja e përbashkët ndërmjet qeverisë shqiptare dhe italiane

Sot në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government).

Ky takim, që do të zhvillohet mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryeministren italiane Giorgia Meloni. Më pas, të dy do të marrin pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare, së bashku me ministrat e të dy kabineteve.

Në rendin e ditës së takimit parashikohet gjithashtu nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit mes dy vendeve, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas njoftimit të Pallatit Chigi, mbledhja do të nisë në orën 11:30 dhe do të mbahet në Villën Doria në Romë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *