Mar. Shk 3rd, 2026

Sot seancë plenare, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës.

Në rend dite është projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Dje përfaqësuesit e opozitës bojkotuan për herë të katërt pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Ndërkohë në axhendë përfshihet një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, të kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *