Pre. Dhj 26th, 2025

Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkesat janë të qarta

Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të mbajnë protestë, përpara zyreve qendrore të KEK-ut.

Protesta është njoftuar të fillojë në orën 11:00.

Sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, protesta organizohet si pasojë e mosrealizimit të kërkesave legjitime të punëtorëve nga menaxhmenti dhe institucionet përgjegjëse.

Nga Sindikata pohojnë se ka pasur dialog dhe njoftime të vazhdueshme sindikale mbi kërkesat e punëtorëve.

“Pa punëtor nuk ka energji. Pa dinjitet nuk ka KEK” thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *