Die. Sht 6th, 2026

Sot nuk ka kufizime për qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 6 shtator, nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, parashikimet zyrtare të temperaturave tregojnë se nuk do të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme.

Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe se qytetarët e operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim.

Postime të Ngjashme