Sot më 22 shtator, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në seancën që nis në ora 09:00, pritet të dëshmojë dëshmitari i tretë i ftuar nga mbrojtja, një shtetas britanik.
Gjatë javës, kanë dëshmuar dy dëshmitarët e parë të mbrojtjes: James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe këshilltar për çështje ndërkombëtare, si dhe Paul Ëilliams, ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe profesor në SHBA.
Të dy dhanë dëshmi në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes, duke u fokusuar në kontekstin ndërkombëtar dhe proceset politike të kohës së luftës në Kosovë.