Mër. Jan 14th, 2026

Sorensen sot viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, sot do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se takimi do të fillojë në orën 10:00.

Pas qëndrimit në Prishtinë, Sorensen do të udhëtojë drejt Beogradit, ku do të takohet me përfaqësuesit serb.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë çështja e dialogut.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *