Emisari i BE’së për Dialogun, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix.
Sorensen e ka njoftuar atë me marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë Kurti sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt.
Diplomati danez ka thënë se marrëveshja me Kurtin u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike.
Sorensen gjithashtu ka treguar se kanë folur për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog , frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në UN javën e ardhshme.”, ka shkruar Sorensen.
Good exchange with @Lacroix_UN on the latest developments in the Dialogue, the constructive and pragmatic spirit that made last weekend’s deal possible, and the need to advance on implementing the 2023 Ohrid Agreement. Looking forward to more discussions at @UN next week. pic.twitter.com/EbHzThgGjO
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 18, 2026

