Mar. Shk 10th, 2026

Skema piramidale në Podujevë, një i arrestuar

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë në rrugën “Xhemajl Mustafa”, i dyshuar për Organizim të skemave piramidale.

Sipas njoftimit, pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner etj.

Personi i arrestuar F.M me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *