Enj. Jan 8th, 2026

Shpëtohen pesë familje të ngujuara nga vërshimet në lagjen “2 korriku”, në Mitrovicë

Policia, ekipet e shpëtimit dhe emergjencat në Mitrovicë kanë shpëtuar sot në mëngjes dy familje që kanë mbetur të ngujuara për shkak të përmbytjeve në lagjen “2 korriku” në këtë qytet.

Në ndërkohë, po vazhdon puna për shpëtimin edhe të një familjeje tjetër.

Gjatë natës janë ndihmuar edhe dy familje të tjera të cilat janë dërguar në një vend të sigurt.

Operacionin e shpëtimit të tyre mëngjesin e sotëm e ka ndjekur nga afër edhe kryetari i komunës, Faton Peci.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *