Presidenti i Republikës, Bajram Begaj këtë mërkurë dekretoi lirimin e Ferit Hoxhës nga detyra e ambasadorit në Bashkim Evropian.
Begaj gjithashtu dekretoi ndryshimet në qeveri dhe shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut (zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë), Elisa Spiropalit (ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme), Pirro Vengut (ministër i Mbrojtjes), Albana Koçiut (ministre e Punëve të Brendshme), Besfort Lamallarit (ministër i Drejtësisë) dhe Toni Gogu (ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin).
Po sot, presidenti Begaj dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiu, zëvendëskryeministër; Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallari, ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes; Toni Gogu, ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Erjona Ismaili, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

