Enj. Mar 12th, 2026

Shala i reagon ministres Pacolli: Vendimi për parqet kombëtare – i jashtëligjshëm dhe i pazbatueshëm

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se vendimi i ministres, Fitore Pacolli për ndalimin e çdo lloj aktiviteti ndërtimor brenda parqeve kombëtare, edhe pse në parim ka qëllim të ndihmojë në mbrojtjen e natyres, në formën sikur është sjellë është i jashtëlingjëshëm dhe i pazbatueshëm.

Shala përmes një postimi në Facebook ka thënë se është tërësisht e panevojshme që në një vendim apo në një akt tjetër ligjor të çfarëdo lloji, të përfshihet ndalimi i aktiviteteve ndërtimore pa leje, kur këto aktivitete tashmë janë të ndaluara me ligj dhe aktivitetet e tilla përbëjnë edhe vepër penale për të cilat dënohet kryerësi edhe me burgim.

“Përfshirja e një ndalimi të tillë në një akt të ri ligjor krijon përshtypjen e një mase të re, ndërkohë që në realitet bëhet fjalë për një ndalim që ekziston tashmë në legjislacionin në fuqi por që mekanizmat shtetëror aktual nuk kanë pasur mundësi ose gatishmëri ta zbatojnë”, shkruan ndër të tjera ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *