Vjosa me Vushtrrinë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë në futbollin kosovar.
Ndeshja nuk u mbyll siç duhet, pasi jashtë stadiumit kishte rrahje mes tifozëve.
Disa tifozë u përleshën dhe ndërhyri policia – të cilët arrestuan disa prej tyre.
Nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve, por vazhdon dhuna në futbollin tonë.

