Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur online më 8 janar 2025 vendosi të anulojë dy konkurse në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme dhe më pas edhe ta rishpallë një konkurs ku u përfshinë konkurset e anuluara.
Gjykata Supreme në aktgjykimin e saj kishte vendosur të shfuqizojë paragrafët 3 dhe 4 të nenit 153 të Statutit të UP-së që përcakton parimet e proceseve të emërimit dhe avancimit.
Bëhet fjalë për dy konkurse për rekrutim të personelit akademik në Universitetin e Prishtinës të shpallura më 15 dhe 22 dhjetor 2025.Pas harmonizimit të sotëm, u vendos që nga dy konkurset e anuluara të shpallet një konkurs i përbashkët.
Universiteti i Prishtinës në një njoftim të publikuar më 23 dhjetor 2025 kishte bërë të ditur se do të zbatojë në tërësi aktgjykimin e Supremes.
Kjo mbledhje e Senatit isKLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTEhte e para e vitit 2026.Universiteti i Prishtinës gjithnjë dhe në të gjitha rastet do të zbatojë vendimet e organeve të drejtësisë që lidhen me të dhe do të rekrutojë personel akademik dhe administrativ duke u bazuar në parimet e transparencës dhe meritokracisë në procese të drejta e të përgjegjshme në të cilat do të mëtohet të zgjidhen kandidatët më të përgatitur.

