Sht. Sht 27th, 2025

Sekuestrohen armë dhe municion në një shtëpi në Mitrovicë

Hetuesit policorë të stacionit policor – jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq, pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh.
“Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ‘Dhunë në familje’ “, thuhet në njoftim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *