Mër. Shk 18th, 2026

Seanca në Hagë, familjarë dhe politikanë mblidhen në oborrin e Speciales

Sot në Gjykatën e Hagës do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Seanca është njoftuar të fillojë në orën 9, teksa tashmë kanë nisur të mblidhen familjarët në galerinë e gjykatës.

Në ambientet e Speciales ka arritur djali i Jakup Krasniqit, Altini, i cili u prit nga Abelard Tahiri i PDK-së.

Prezent është edhe ish-ministri Skënder Reçica, si edhe Bilall Sherifi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *