Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2.296 gjoba kundërvajtëse ndaj atyre që kanë thyer rregullat në trafik, .
Gjobat ishin kryesisht për tejkalim të shpejtësisë dhe për përdorim të telefonit por nuk munguan as ato për mos respektim të semaforëve dhe për mos vendosje të rripit të sigurisë.
Sipas policisë, vetëm dje kanë ndodhur 57 aksidente trafiku prej të cilave 27 me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

