Hën. Mar 2nd, 2026

Rriten çmimet e naftës në Kosovë pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Berjani flet me shifra

Kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës në Kosovë.

“Situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës. Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët.
Qmimet aktuale në kosovë janë
Diesel : 1.18€ deri 1.25 €
Benzin : 1.17 € deri 1.24€” ka thënë Berjani.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *