Enj. Qer 11th, 2026

​Rrëshqitja e dheut në Klinë–Gurrakoc drejt sanimit, fillojnë punimet

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc, km 1+200”, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me vlerë prej 373 mijë e 614 euro.

Sipas njoftimit, projekti synon sanimin e rrëshqitjes së dheut, stabilizimin e terrenit dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit për të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë segment rrugor.

Ky investim pritet të kontribuojë në mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe në parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme që mund të shkaktohen nga rrëshqitjet e tokës në këtë zonë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që rrisin sigurinë në trafik, mbrojnë rrjetin rrugor dhe përmirësojnë cilësinë e infrastrukturës në të gjithë vendin.

Postime të Ngjashme