Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Disa persona jane perplasur mes vete por që në një moment të caktuar përdorën edhe armët e zjarrit.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e dy të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

